Papa Françesku shkoi dje privatisht në Bazilikën e Zojës së Madhe në Romë, për të falenderuar Shën Marinë pas vizitës apostolike në Gjeorgji dhe në Azerbajxhan. Ati i Shenjtë u lut para ikonës “Salus populi romani”. E mbrëmshmja është vizita e 41-të e Papës Bergoglio në këtë bazilikë, ku shkon zakonisht para dhe pas udhëtimeve ndërkombëtare.
All the contents on this site are copyrighted ©. |