2016-10-03 14:51:00

Ferizaj: festa e Engjëjve të rojës e lutja drejtuar Shën Nënë Terezës


Komuniteti katolik në Ferizaj të Kosovë kremtoi me 2 tetor festën e Engjëjve të Rojës, pajtorë qiellor të këtij komuniteti, që për herë të parë, në mënyrë solemne, iu lutë edhe shenjtës shqiptare, shën Nënë Terezës Ganxhe Bojaxhiut. Më hollësisht nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj...

Kremtimi i “Engjëjve të Rojës” në Ferizaj kushtuar Shën Nënë Terezës

Kisha Katolike në Ferizaj të dielën më 2 tetor ka kremtuar Festën e “Engjëjve të Rojës” pajtorëve të saj qiellor.  Festa ishte edhe me madhështore për faktin se  Mesha i kushtohej Shën Nënë Terezës. Ne fytyrat e besimtareve të shumtë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës,  vërehej gëzimi i tyre kur i luteshin te Shenjtes per ndermjetesim tek Zoti dhe Engjëjve të Rojës  që ti mbrojë  ata nga të këqijat e mundshme.  “Sot me shume se kurre na duhet Engjelli i Rojes qe te na mbroj nga rreziqet e ndryshme, nga dukurite e keqija  qe per fat te keq ka filluar te preket edhe  rinia jone” me tha para se te filloj mesha, Valentini nje besimtar i ri nga Famullia e Ferizajt, duke shtuar se ndjehet i lumtur qe tash populli yne ka mundesi ti lutet per ndermjetesim tek Zoti, Shen Nene Tarezes.

Ne oborrin e Kishes ne nje mot me diell dhe me kenget e bukura te korit te kishes,  u kremtua Mesha solemne e drejtuar nga Vikari i Ipeshkevise se Kosoves, dr.dom Lush Gjergji ne bashkemeshim me meshtare te tjere.  “E lusim sot Shen Nene Terezen, i lusim sot Engjejt tane  qe te jene me ne, e te na ndihmojne nga te gjitha te këqijat dhe nga rreziqet” tha ne fillim te predikimit te tij, dom Lush Gjergji duke shtuar se  kremitimi kushtuar Shen Nene Terezes, kete dite feste po e ben me te vecante. “Ky vit i Shenjt e i Bekuar na dhuroi edhe Shen Terezen tone, te cilen Papa Francesku e paraqiti Ikone te Meshires dhe Dashurise se Zotit. Ganxhja jone e vogel, me pas Nene Tereza, me punen dhe shembullin e saj beri name ne bote deri te Nobelistja e Paqes, e duke u perjetesua  ne Nene te Dashurise Hyjnore, Shen Nene Tereza”, tha veç tjerash dom Lush Gjergji, duke dhene porosin e tij qe ne jeten e perditeshme te frymezohemi nga jeta dhe vepra e saj.  Ne perfundim te meshes ai e dha bekimin e kesaj te kremteje.   

Jo vetem kisha, por  Shen Nene Tereza po respektohet edhe nga Komuna e Ferizajt dhe qytetaret e saj. Ata jane te kenaqur qe komuna e tyre rrugen qe te shpie deri te Famullia “Engjelli i Rojes” e ka emertuar me emrin e te Shejntes se kombit  dhe aty afer kishes shihet dukshem tabela emertuese “Shen Nene Tereza” e para ne Kosove pas Shenjterimit te saj. “ Eshte ndere i madh per ne dhe jemi shume te lumtur  qe ne ferizajasit jemi te paret ne Kosove qe e kemi rrugen “Shen Nene Tereza”, keshtu shprehen gezimin e tyre disa nga qytetaret e  Ferizajt, te cilet pohuan se asaj duhet ti lutet  i gjithë kombi pa dallim besimi sepse ashtu pa dallime e shkriu jeten  e saj , Shen Nene Tereza.  

Nga Prishtina Rabie-Mrika Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.