2016-10-01 11:28:00

Papa në Gjeorgji: kalon ‘portën e shenjtë’ të Kishës në pritje të ndërtimit


Në fillim dhe në mbarim të Meshës së kremtuar në stadiumin Meskhi të Tbilisit, Papa Françesku ka kaluar sot dy herë “portën e shenjtë” të Mëshirës Hyjnore, ndërtuar nga administratorit apostolik imzot Giuseppe Pasotto në Rustavi, në Gjeorgji, akoma në pritje të lejes nga bashkia për ndërtimin e Kishës së re katolike, e transportuar në podium të stadiumit të Tbilisit për Meshën e sotme të Papës Bergoglio. Porta e Kishës së pa ndërtuar mund të konsiderohet si një simbol domethënës për misionin që bënë, por edhe vështirësitë që kalon, Kisha katolike gjatë veprimtarisë së saj në vend.








All the contents on this site are copyrighted ©.