2016-10-01 13:59:00

Papa në Gjeorgji: Dita dytë e shtegtimit apostolik


Papa Françesku, sot në ditën e dytë të shtegtimit apostolik në Gjeorgji, kremtoi Meshën në stadiumin M. Meskhi të Tbilisit.

Më pas në ora 15.45 lokale (13.45 evropiane), Papa takohet me priftërinjtë, rregulltarët e motrat rregulltare në Kishën e Zojës së Madhe.

Në ora 17.00 lokale (15.00 evropiane) Papa viziton të varfrit e të sëmurët që kurohen e ndihmohet nga veprimtarët e paqes dhe bamirësit e Kishës katolike në Qendrën e asistencës së Kamilianëve.

Në ora 18,15 lokale ( 16,15 evropiane) Papa viziton Katedralen patriarkale Svietyskhoveli të Mskheta. Nesër Papa do të shkojë në Azerbajxhan.








All the contents on this site are copyrighted ©.