2016-09-30 12:48:00

Fillimi i vitit Akademik 2016 - 2017 në Institutin Filozofik-Teologjik në Shkodër


Të hënën e kaluar, më 26 shtator, në Shkodër, filloi viti ri akademik 2016-2017 pranë Institutit Filozofiko-Teologjik, të Konferencën Ipeshkëvnore të Shqipërisë. Viti i ri akademik u hap me përshëndetjen e drejtorit të Institutit, Atë Mario Imperatori S.J., vijoi me kremtimin e Meshës, kryesuar nga ipeshkvi i Lezhës, imzot Vitale dhe u mbyll me një koktej e drekë vëllazërore. Më hollësisht nga Shkodra na njofton njëri prej studentëve, seminaristi Marjan Topalli..

Fillimi i vitit Akademik 2016 - 2017 në Institutin Filozofik-Teologjik  në Shkodër   

Pas angazhimeve dhe pushimeve verore, rikthimi i ecjes së formimit tonë në seminarin Ndërdioqezan Shqiptarë, shënon edhe fillimin e hapjes së vitit akademik 2016-2017. Me datën 26 Shtator 2016 në orën 9.00 ishte takimi i drejtorit At’ Mario Imperatori SJ, me profesor dhe studentë. Fillimisht At’ Mario ju urojë mirëseardhje studentëve të rinj si dhe suksese të gjithë studentëve në mbarëvajtje të studimeve. Pastaj vijoi duke shpjeguar mbi itinerarin shkollor dhe rrjedhën e kurseve të Filozofisë dhe të Teologjisë, praktikisht këtë vit do të mbahen kurse edhe për vitin e IV të Teologjisë d.m.th përveç ligjëratave është edhe vit praktik për katër student që përgatiten për të ushtruar ministerin diakonal.

Kujtojmë se në Seminarin tonë ndërdioqezan Shqiptar  në Shkodër, vijojnë studimet ata seminaristët që banojnë në strukturën e Seminart dhe të tjerë që vijnë nga dioqezat e ndryshme. Nëntë seminaristë janë nga Arqidioqeza e Shkodrës, një nga dioqeza e Sapës, një nga dioqeza e Lezhës, dy nga Administratura Apostolike e Kosovës, dhe një nga Administratura Apostolike e Jugut të Shqipërisë. Të drejtën për ndjekjen e kurseve e kanë edhe kanditatët e kandidatet e kongregatatave të ndryshme   rregulltare, françeskan, vinçenciane, lëvizja kishtare  neokatekumenale dhe bashkësia e Tempullit të Zotit. Ky vit sjell një risi tjetër, dëshirën për pjesëmarrjen në kurse nga të rinjtë laik. Pra, krejtësisht numri i studentëve arrin deri në dyzet.

Pas takimit ishte kremtimi i Meshës së Shenjtë, të cilën kryesoi Imzot Ottavio Vitale, ipeshkëv i dioqezës së Lezhës. Ai gjatë homelisë theksoi se: Teologjia përdorë dritën e fesë, por edhe bën thirrje që drita e arsyes të jetë e hapur ndaj krejt realitetit [...] duhet lutje, studim, jetë bashkësie, disiplinë e brendshme, si për studim ashtu edhe për të vendosur rregull në botën tuaj të brendshme dhe në karakterin tuaj. Me këto mendime e porosi të ipeshkvit të Lezhës edhe filloi viti i ri shkollor, me shpresë që angazhimi në formim e studime  të jetë i dobishëm dhe i frytshëm për të gjithë dhe për mirën e përbashkët.

Për Radio Vatikanin Marjan Topalli  - Viti III Teologji – Shkodër 








All the contents on this site are copyrighted ©.