2016-09-29 10:37:00

Koreja e Veriut: shqetësimet e Papës për çështjen bërthamore


I pyetur mbi situatën delikate në Gadishullin korean, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke, konfirmoi shqetësimin e Atit të Shenjtë Bergoglio e të Selisë së Shenjtë për tensionin e vazhdueshëm në zonë, për shkak të eksperimenteve bërthamore që bëhen nga Koreja e Veriut, siç ka ripohuar edhe mons. Antoine Camilleri, zëvendës sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, gjatë pjesëmarrjes së tij në Vjen në punimet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Mons. Camilleri kujtoi thirrjen e Papës Françesku drejtuar komunitetit ndërkombëtar për t’u “impenjuar për një botë pa armë bërthamore, duke zbatuar plotësisht Traktatin e mos përhapjes së armëve bërthamore, në mënyrë konkrete e për të ecur së bashku, në udhën drejt ndalimit të plotë të këtyre mjeteve” .








All the contents on this site are copyrighted ©.