2016-09-28 18:52:00

Papa: nderojmë trashëgiminë e Shimon Peres, njeri i paqes


Papa Françesku u trishtua pa masë nga vdekja e ish-presidentit izraelit, Shimon Peres. Në një telegram për kreun aktual të shtetit, Reuven Rivlin, Ati i Shenjtë i shpreh popullit të Izraelit ngushëllimet e tij, duke kujtuar kohën e kaluar me Peres në Vatikan e duke theksuar vlerësimin e tij të madh për përpjekjet e palodhura të ish-presidentit për paqen.

Papa Françesku uron që kujtimi i Shimon Peres t’i frymëzojë të gjithë “të punojnë me urgjencë gjithnjë e më të madhe për paqen dhe pajtimin ndërmjet popujve. Në këtë mënyrë, trashëgimia e tij do të nderohet vërtet dhe e mira e përbashkët, për të cilën punoi kaq me përkushtim, do të gjejë shprehje të reja”, ndërsa “njerëzimi përpiqet të ecë përpara në rrugën drejt paqes së qëndrueshme”.

 Së fundi, Ati i Shenjtë shkruan: “Duke siguruar lutje për të gjithë ata që janë në zi, sidomos për familjen Peres, i kërkoj Zotit bekime hyjnore ngushëllimi e force për kombin”.








All the contents on this site are copyrighted ©.