2016-09-20 12:28:00

Papa në Asizi. Vizitë në frymën e dialogut dhe të paqes


Papa Françesku mbërriti në orën 11.20 në Asizi, me helikopter. Ati i Shenjtë u prit nga ipeshkvi i Asizi-Noçera Umbra-Gualdo Tadino, imzot Domenico Sorrentino dhe nga autoritetet lokale. Të shumtë, njerëzit që deshën ta përshëndesnin, sapo mbërriti në kampin sportiv të Shën Marisë së Engjëjve. Çasti i parë i vizitës së Papës, në Kuvendin e Shenjtë të Asizit, ku Françesku takohet me Patriarkun Bartolomeu I, me primatin anglikan Justin Welby, me përfaqësuesit e tjerë të krishterë dhe me liderët e feve të ndryshme, të pranishëm në Takimin e lutjes për paqen.








All the contents on this site are copyrighted ©.