2016-09-19 14:42:00

Rubrika “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”: mendimet e shenjtes


Kapitulli XI i librit “Njoha një shenjtore” të kardinalit Angelo Comastri, qëmton ndër mendimet e Nënë Terezës dhe zgjedh disa prej tyre, duke ua propozuar lexuesve për meditim e shembull. Po jua propozojmë edhe ne…

Të mahnit përvuajtëria me të cilën filloi misteri i Shëlbimit, thoshte shenjtja shqiptare.

Vërtet, Zoti nuk e dërgoi kryeengjëllin Gabriel në një pallat me njerëz të famshëm e të pasur, por tek Virgjëra Mari, që jetonte në një shtëpizë të përvuajtur të Nazaretit. Nga ana e saj, Maria pyeti vetëm: “Si është e mundur?”

Engjëlli i dha një shpjegim të thjeshtë e ajo “Hirplote”, nuk pretendoi të dinte më shumë. Maria është një kryevepër feje dhe përvuajtërie.

            ***

Me rastin e vizitës së tij në Kalkutë, Ati i Shenjtë Gjon Pali II vendosi të themelojë në Vatikan një shtëpi për ata që e ndjenin mungesën e Marisë, për të sëmurët e njerëzit në prag të vdekjes në Romë.

Kjo shtëpi quhet “Dhuratë e Marisë”.

***

Me rastin e kremtimeve për Vitin Shenjt, më 1984, Ati i Shenjtë po kremtonte meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, para një turme shumë të madhe, ndërmjet së cilës edhe një grup Misionaresh të Dashurisë. Papritmas, filloi të binte shi.

U thashë motrave: “Të themi shpejt nëntë ‘Të bjerë ndërmend’ për Zojën, që të pushojë shiu”.

Në herën e dytë të lutjes “Të bjerë ndërmend”, shiu binte edhe më shumë. Në të tretën, të katërtën, të pestën, të gjashtën, të shtatën e të tetën, çadrat filluan të mbylleshin.

Në çastin e lutjes së nëntë, çadrat e vetme të hapura ishin tonat: ishim kaq të zëna me lutjen, sa nuk e kishim vënë re fare kohën.

E kishte pushuar shiu tashmë.

                    ***

Duhet të bëjmë ç’është e mundur që gjuha jonë të mos njolloset me fjalë të këqia, sepse mbi të duhet të rrijë Jezusi, ashtu si jetoi në kraharorin e Marisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.