2016-09-19 17:52:00

Papa: pret ambasadoren e re të Britanisë Madhe, Axworthy


Papa Françesku priti në audiencë ambasadoren e re të Britanisë së Madhe pranë Selisë së Shenjtë, zonjën Sally Jane Axworthy, për paraqitjen e letrave kredenciale.
Ambasadorja e re, zonja Axworthy, pas audiencës me Papën Françesku e pas paraqitjes së Letrave kredenciale, ka bërë një deklaratë në të cilën pohon se “do të jetë privilegj i madh vazhdimi i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Mbretërisë së Madhe e Selisë së Shenjtë, duke u nisur nga vlerat e mëdha e të forta që ndajmë së bashku”.
“Papa Françesku – pohon deklarata – është njëri prej më të respektueshmëve, nëse jo më i respektueshmi lider ndërkombëtar. Popujt janë të vëmendshëm ndaj gjithçkaje thotë e bën, e është me rëndësi të impenjohemi së bashku me të e me tërë rrjetin e Selisë së Shenjtë”.
“Kemi një agjendë të përbashkët me Selinë e Shenjtë e me Kishën Katolike. Janë të qarta për shumëkënd – pohon më tej zonja Axworthy – shqetësimet me të cilat bota përballet aktualisht: nga parandalimi i konflikteve deri te dialogu ndërmjet feve, liria e fesë, zhvillimi ndërkombëtar, ndryshimet klimaterike, luftimi i skllavërimit modern e së fundi dhuna seksuale që po ushtrohet në konflikte”.
Sally Axworthy është lindur më 1964, është e martuar e ka katër fëmijë, njeh gjuhën franceze, italiane, ruse e gjermane, është e laureuar në historinë moderne në Oxford dhe e specializuar në Ekonomi e drejtësi.








All the contents on this site are copyrighted ©.