2016-09-18 08:00:00

Rubrika “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”: Të bjerë ndërmend o Zojë


Në emisionin e sotëm të rubrikës sonë, bazuar mbi librin “Njoha një shenjtore” të kardinalit Angelo Comastri, një lutje shumë e dashur për Nënë Terezën, me të cilën ai mbyll kapitullin X. Titullohet “Të bjerë ndërmend” dhe i drejtohet Zojës së Bekuar. Nënë Tereza e thoshte shpesh e në raste nga më të ndryshme, duke pasur besim të plotë se Nëna e Zotit do ta dëgjonte. Lutja nuk është e Nënë Terezës, por e një shenjti tjetër të madh, Shën Bernardit të Kiaravales.

Lutja “Të bjerë ndërmend”, aq e dashur për Nënë Terezën (versioni tradicional)

T’biin ner mend, o fort e dhimshmia Virgjina Mrii,

se nuk ashti ndîe kurrnji herë

se t’ashtu lutë kush

e t’asht pshtetun tyy

e ka lypë ndimen t’ande

e ka kên’i përbuzun prej tejet.

 

Shtŷe prei ktii kuitimit

Un plot me uzdajë

po ngas e po vî te ti,

o Virgjina e virgjinave,

e Nana e ême,

e tui kiaa me lot per faqe

për mkate t’mija

po bii ner kam t’ua.

 

Deh! O Nana e Jezu Krishtit,

mos i përbuz t’lutunat e mija,

por me t’mirë e ma dashtnii

m’i ndigio e m’i ço n’vend.

Ashtu kioftë

 

(Versioni i gjuhës së njësuar)

Të bjerë ndërmend, o e shenjtërueshmja Virgjëra Mari,

se s’është dëgjuar kurrë në botë

që kush ka kërkuar mbrojtjen tënde,

kush është përgjëruar për ndihmën tënde,

kush të ka kërkuar shpëtim,

të jetë braktisur prej teje.

 

Duke marrë zemër nga ky besim,

ty po të drejtohem, o Nënë,

ndihmë e të krishterëve,

tek ti vij e, mëkatar siç jam,

bie përmbys në këmbët e tua, duke kërkuar mëshirë.

O Nëna e Zotit

mos i përbuz lutjet e mia,

por me mirësi, dëgjoji dhe plotësoji. Amen

Shën Bernardi i Kiaravales








All the contents on this site are copyrighted ©.