2016-09-18 15:07:00

Papa Françesku: bota e bashkuar për paqe e pajtim


Lufta sot është “kudo”: bota, pra, t’i lutët Zotit e “bashkuar” për paqen. Kështu tha sot Papa Françesku gjatë lutjes së mesditës të Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Papa Bergoglio kujtoi se të martën e ardhshme do të jetë në Asizi për takimin ndërfetar, që mbahet me rastin e tridhjetë vjetorit të takimit historik dashur nga Shën Gjon Pali II në qytetin e shën Françeskut. Ati i Shenjtë Bergoglio i ftoi famullitë kishtare, shoqatat kishtare dhe besimtarët e veçantë t’i jetojnë ato momente “si një Ditë të lutjes për paqen”.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për paqen në këtë luftë që është kudo në botë. Të lutemi për paqe! Sipas shembullit të shën Franit, njeriut të vëllazërimit e të butësisë, jemi të thirrur të gjithë t’ia ofrojmë botës një dëshmi të fortë të angazhimit tonë të përbashkët për paqen dhe pajtimin ndërmjet popujve. Kështu të martën, të gjithë të jemi të bashkuar në lutje: çdonjëri le të gjejë pak kohë, atë mundet, për t’u lutur për paqen. E tërë bota e bashkuar”, tha Papa Françesku duke kujtuar rëndësinë që ka paqja e pajtimi për familjen njerëzore në mbarë botën.








All the contents on this site are copyrighted ©.