2016-09-18 17:40:00

Nuncët Apostolikë: të bëhet çdo gjë për paqe


“Të bëhet çdo gjë e të veprohet më bindshëm për të ndalur dhunën e për të zgjidhur në mënyrë paqësore të gjitha konfliktet në vise të ndryshme të botës”. Ky kërkesa e deklaratës së përfaqësuesve papnor, diplomatëve të Selisë së Shenjtë, mbledhur këtyre ditëve me Papën Françesku për kremtimin e Jubileut të tyre. Nuncët apostolikë, do të thotë ambasadorët apostolikë, i drejtohen komunitetit ndërkombëtar dhe atyre që kanë përgjegjësinë e qeverisjes e, njëkohësisht, shprehin solidaritetin “me të gjitha viktimat e pafajshme” dhe me ata që pësojnë diskriminime e persekutime “për shkak të besimit fetar”. Për të gjithë ia lartojnë uratën Atit të çdo mëshire.








All the contents on this site are copyrighted ©.