2016-09-16 16:40:00

Atë Ndue Kajtazi: Letërnjoftimi shqiptar i Nënë Terezës


Letërnjoftimi i Nënë Terezës. Gjakova nderon Nënë Terezën. Shenjtërimi i Nënë Terezës u festua në të gjitha trevat shqiptare, të cilat galduan për këtë grua të madhe, që tashme ndërmjetëson pranë Zotit për të gjitha travajet e atyre që i luten me shpirt. Kësaj radhe, shkojmë në Gjakovë, ku janë zhvilluar një sërë veprimtarish për misionaren shqiptare të dashurisë. "Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi indiane, përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes i përkas botës, por zemra ime i përket plotësisht zemrës së Krishtit". Ky është letërnjoftimi i Nënë Terezës. Këto janë fjalët që ajo i thotë për të treguar se kush është. E kjo do të bën që çdo shqiptarë në botë të krenohet me emrin e saj. Na flet për këtë eprori i Kuvendit françeskan, atë Ndue Kajtazi, në një intervistë telefonike të don David Gjugjës flet per leternjoftimin e Shenjtes shqiptare Ganxhe Bojaxhiut…

Letërnjoftimi i Nënë Terezës

Gjakovë 05.09.2016

nga  Atë  Ndue Kajtazi

Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi indiane, përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes i përkas botës, por zemra ime i përket plotësisht zemrës së Krishtit.

Ky është letërnjoftimi i Nënë Terezës. Këto janë fjalët që ajo i thotë për të treguar se kush është.

Nënë Tereza ishte në 100-in e parë të njerzëve me ndikimin më të madh dhe njerzëve më të popullatizar të kohës. Andaj edhe ishte krejt normale që shumë popuj e kombe provuan ta përvetësojnë emrin e saj. Këto fjalë ishishin përgjigjja e saj për të treguar se kush ishte.

Ajo me gjak ishte shqiptare, e lindur në Shkup, nga prindërit Kolë e Drane Bojaxhiu. Babai, Kola vdes derisa Gonxha ishte 8 vjeqare. Nëna Drane, me të bijën tjetër Agen do të vendosen në Tiranë, aty ku kishte shkuar vëllai saj Lazri.

Në Tiranë, nëna Drane dhe Agia jetuan deri në vdekje. Aty edhe u varrosën. Ndersa Lazri, mbasi ishte ushtarak dhe antikomunist, iku në Itali.

Nënë Tereza, më askurrë sdo ti takoj nënen dhe motren, sepse pushteti komunist sdo tju lejojë një gjë të tillë.

Ishte shqiptare, por shteti shqiptar i shkaktoi aq shumë vuajtje.

E kjo do të bën që çdo shqiptarë në botë të krenohet me emrin e saj.

Në lutjen për Shqipërinë, ajo shkruan:

Sa shumë po vepron Djalli në anët tona. 12 sharorre me figura shenjtësh do të doja ti kisha në Shqipëri, patjetër edhe në Kosovë 12 të tjera.

Të luteshin motrat e mia për ta larguar të keqën nga atdheu im.

Dua të vi në Shqipëri, tu shërbej më të varfërve të gjakut tim.

 

Kjo dëshirë ju plotësua kur sistemi komunist filloi të dobësohet.

Në letrën drejtuar Ramiz Alisë, pasi e vizitoi Shqipërinë kërkoi që ti lejohet që motrat e saja, Misionaret e Bamirësisë të veprojnë në Shqipëri.

A ishte Nënë Tereza vetëm një humaniste..

Të ishte vetëm e tillë, do të ishte shumë pak. Ajo ishte e shenjtë, aq sa mund të jetë një njeri i shenjtë.

Nga e mori Nënë Tereza gjithë atë forcë..

Nga mësimi dhe shembulli i Jezu Krishtit.

Çka bëri ajo të veçantë..

U bë vegël në dorën e Zotit.

Në një lutje ajo shkruan:

O Zot, a i do duart e mia, për të kaluar këtë ditë duke u ndihmuar të varfërve e të sëmurëve që kanë nevojë?

Po Zotynë, sot do ti jap duar e mia.

O Zot, a  i do këmbët e mia, për të kaluar këtë ditë duke i vizituar ata që kanë nevojë për një mik?

Po Zotynë, sot do ti jap këmbët e mia.

O Zot, a e do zërin tim për të kaluar këtë ditë duke folur me ata që kanë nevojë për fjalë të ngrohta..

Po Zotynë, sot ta jap zërin tim.

O Zot, a e do zemrën time për të kaluar këtë ditë duke e dashur njeriun, vetëm pse është njeri..

Po Zotynë, sot ta jap zemrën time.

Nënë Tereza mbetet një thesar shpirtëror për studim dhe përsiatje, e mbi të gjitha rrugë që duhet ta ndjekim, e për ne shqiptarët, ajo mbetet Letërnjoftimi ynë para botës.

Të duam çka deshti ajo,

Të bëjmë çka bëri ajo,

Të ëndërrojmë çka ëndërroi ajo.

Pater Ndue Kajtazi








All the contents on this site are copyrighted ©.