2016-09-15 16:51:00

Papa pret Princin trashëgimtar të Abu Dhabit


Papa Françesku priti sot paradite në Vatikan Lartësinë e Tij Sheikun Mohammed Bin Zayed bin Sultan Al-Nahyan, Princin trashëgimtar të Abu Dhabit, shoqëruar nga një delegacion. Këndej, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, në praninë e Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalit Pietro Parolin e Princit trashëgimtar, është nënshkruar një Memorandum of Understanding ndërmjet Sekretarisë së Shtetit dhe Qeverisë së Emirateve të Arabëve të Bashkuar mbi heqjen e anasjelltë të vizave hyrëse për titullarët e pasaportave diplomatike e të pasaportave të veçanta ( zyrtare e të shërbimit). Memorandumi, nënshkruar nga imzot Paul Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet, dhe Lartësia e Tij Sheiku Abdulla bin Zayed Al Nahyan, ministër i Punëve të Jashtme dhe i Kooperimit Ndërkombëtar të Emirateve Arabë të Bashkuar, ka hyrë në fuqi me firmën e dy Palëve.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.