2016-09-15 17:12:00

Papa pret Komisarin e UNCHR, Grandi: vëmendje të madhe ndaj refugjatëve


Refugjatët e emigrantët, kushtet e jetës së tyre, si dhe shkaqet që nxisin shpërnguljen e dyndjen e detyruar të njerëzve: kanë qenë pikat kryesore të takimit të Papës, sot paradite, me Filippo Grandi-n, Komisarin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, të cilin e priti në Vatikan. Pikërisht sot, UNCHR ka paraqitur një raport, në të cilin dokumentohet kriza në fushën e arsimit të refugjatëve, e në të cilin saktësohet se si 3,7 milion prej gjashtë milion të fëmijëve refugjatë, në moshën e shkollimit, nuk kanë mundësinë e frekuentimit të shkollës. “Shkollimi i refugjatëve është anashkaluar rëndë – ky denoncimi – kur dihet se përfaqëson njërin prej rasteve të pakta për t’i formuar,  transformuar e ndërtuar brezat e ardhshëm”.

Komisari Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi për takimin me Papën tha: “Natyrisht, për mua ka qenë një rast i jashtëzakonshëm për t’i thënë Papës se sa zëri i tij publik është i domosdoshëm për kauzën që ne mbrojmë, për kauzën e miliona refugjatëve, të pastrehëve, të njerëzve që ikin nga lufta, nga persekutimi e kështu me radhë. Mesazhi tij i solidaritetit është vendimtar, sot. Gjesti që bëri, kur shkoi në Lesbo e solli në Romë refugjatët e zbarkuar në Greqi, ka qenë një prej shumë gjesteve tejet domethënës! Prandaj, ky falënderim e ky konfirmim i impenjimit të tij në favor të refugjatëve, e edhe shqetësimi i tij për mbylljet, për refuzimin, për mungesën e solidaritetit nga ana e shumë qeverive, kanë qenë tema shumë të rëndësishme të këtij takimi të sotëm”.








All the contents on this site are copyrighted ©.