2016-09-15 17:44:00

Papa: njeriu bënë autogol kur e humbë dinjitetin


Njeriu mund të bëjë “autogol” kur negocion dinjitetin, kur në zemrën e tij pasuritë e marrin vendin e Zotin. Kështu, me pak fjalë, tha Papa Françesku në fjalimin drejtuar afër 150 pjesëmarrësve të Javës Biblike Kombëtare, organizuar nga Shoqata Biblike italiane. Ati i Shenjtë Bergoglio i priti në audiencë në sallën Klementine në Vatikan. Në qendër të kësaj Jave të 44-të Biblike, që filloi më 12 e përfundon më 16 shtator, është tema: “Ta bëjmë njeriun mashkull e femër: një vështrim i polaritetit burrë-grua në Shkrimet e Shenjtë”. Sot është jashtëzakonisht e rëndësishme të reflektojmë se si mashkulli e femra janë krijuar në përngjasimin e Hyjit, mbi “dallimet me krijesat tjera dhe me tërë krijimin”. Një temë kjo e rëndësishme për Papën Françesku i cili e përqendroi fjalimin mbi dinjitetin e qenies njerëzore e kujtoi planin e Zotit  mbi burrin e mbi gruan. Në një katekizëm të vitit kaluar, Papa Bergoglio pati nënvizuar, vërtetë, Hyji krijoi “kryeveprën e vetë”, kur krijoi qenien njerëzore, “mashkull e femër”, në përngjasimin e Tij. Temë kjo e përzemërt edhe për Shën Gjon Palin II, që ia kushtoi një cikël katekizmi, zgjedhur nga Java e 44-të Biblike italiane, me ndërhyrjen e studiuesve të njohur, italianë e jo.








All the contents on this site are copyrighted ©.