2016-09-14 15:27:00

Papa Françesku: Kryqi i Krishtit është përgjigja e Zotit ndaj së keqes


Gjatë audiencës së përgjithshme, në përshëndetjet shtegtarëve të pranishëm,  Papa Françesku nënvizoi disa herë se sot Kisha kremton Festën e Lartësimit të Kryqit të Shenjtë, duke uruar “që të gjithë të mund të gjejnë jetën e re” duke u nisur pikërisht nga Kryqi i Jezusit:

“Ta vështrojmë atë, mbi të cilin Biri i Zotit ka vdekur për shpëtimin tonë. Kryqi është përgjigja e Zotit ndaj së keqes e ndaj mëkatit të njeriut. Është përgjigje e dashurisë, e mëshirës dhe e faljes. T’ia tregojmë këtë Kryq botës e ta përlëvdojmë në zemrat tona, në familjet tona e në komunitet tona”.

Së fundi, Papa iu referua kësaj Feste duke përshëndetur të rinjtë, të sëmurët dhe çiftët e reja të sapomartuar:

“Të dashur të rinj, duke rifilluar aktivitetet e zakonshme pas pushimeve, përforcojeni edhe dialogun tuaj me Zotin, duke përhapur dritën e tij e paqen e tij; të dashur të sëmurë, gjeni ngushëllimin në kryqin e Zotit tonë Jezus, që vazhdon veprën e vetë të shëlbimit në jetën e çdo njeriu; e ju, të dashur çifte të reja të sapomartuar, përpiquni të mbani marrëdhënie të pandërprerë me Krishtin e Kryqëzuar, në mënyrë që dashuria juaj të jetë përherë më e vërtetë, e frytshme dhe e qëndrueshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.