2016-09-14 14:05:00

Këshilli 9 kardinajve mbi funksionimin e dikastereve dhe profilin e ipeshkvijve e nunëcve


Si të përmirësohet funksionimi i dikastereve të ndryshme të Vatikanit në shërbim të Kishës universale. Profili i ipeshkvijve dhe roli i nuncëve apostolik në zgjedhjen e kandidatëve për ipeshkvij. Këto janë disa prej temave që u trajtuan në mbledhjen e XVI të Këshillit të 9 kardinajve me Papën, mbi reformën e Kuries romake.

Funksionimi sa më i mirë i dikastereve të Vatikanit në shërbim të Kishës universale, profili shpirtëror e baritor i ipeshkvit sot, “formimi e misioni diplomatik i nuncëve, me një vëmendje të veçantë për përgjegjësinë që ata kanë në zgjedhjen e kandidatëve për episkopat”, këto janë disa prej argumenteve që trajtoi Këshilli 9 kardinajve me Papën, në mbledhjen e XVI, që filloi të hënën e kaluar e përfundoi sot, njofton drejtori i sallës së shtypit të Vatikanit, Greg Burke.

Në mbledhjen e Këshillit të 9 kardinajve u diskutua për Kongregatën për Klerin, për Kongregatën për Ipeshkvijtë, për Kongregatën për Edukimin Katolik, e për Këshillin Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve.

Këshilli 9 kardinajve dëgjoi pastaj relacionet e kardinalit Pell mbi punën e Sekretarisë për Ekonominë dhe të kardinalit O’Malley mbi përparimet që ka bërë Komisioni papnor kundër abuzimeve të klerit.

Sekretaria për Komunikim u dorëzoi kardinajve një dosje mbi ecurinë e reformës në fushën e mediave të Vatikanit, dhe për hapat e ardhshëm që do të bëhen, sipas projektit. Një tjerë temë për të cilën u diskutua ishte diakonia e drejtësisë.

Mbledhja e ardhshme e Këshillit të 9 kardinajve, njofton zëdhënësi i Vatikanit Burke, është caktuar më 12-13 e 14 dhjetor.

“Për bocën e kushtetutës së re apostolike që do të reformojë Kurien romake duhet akoma kohë, por ndërkaq është reformuar ekonomia, është reformuar e drejta kanonike për Gjykatat, janë reformuar  komunikimet shoqërore, e është krijuar dikasteri për Liakët-familjen-jetën, e së fundit është themeluar dikasteri mbi promovimin njerëzor të gjithanshëm”. Kështu pohoi kardinali Oscar Maradiaga, koordinator i Këshillit të 9 kardinajve që ndihmojnë Papën Françesku në reformën e Kuries romake.








All the contents on this site are copyrighted ©.