2016-09-12 14:35:00

Reforma e Kuries Romake: mbledhja e Papës me Këshillin e 9 kardinajve


Nisi sot paradite në Vatikan mbledhja e 16-të e Papës Françesku me të ashtuquajturin Këshillin e Nëntë Kardinajve. Punimet do të vazhdojnë deri të mërkurën më 14 shtator. Papa Françesku ka themeluar Këshillin e Kardinajve para tre vjetësh me detyrën për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës dhe në projektin e reformës së Kuries Romake.

Takimet e mëparshme janë mbajtur në ditët: 1-3 tetor dhe 3-5 dhjetor 2013; 17-19 shkurt, 27-30 prill, 1-4 korrik, 15-17 shtator e 9-11 dhjetor 2014; 9-11 shkurt; 13-15 mars, 8-10 qershor, 14-16 shtator e 10-12 dhjetor 2015; 8-9 shkurt, 11-13 prill e 6-8 qershor 2016.

“Rrënjët e unitetit të Kishës gjenden në flijimin e Krishtit që kremtojmë çdo ditë në Eukaristi”, ka pohuar Papa Bergoglio në homelinë e Meshës së mëngjesit, siç njofton në Twitter l’Osservatore Romano. 








All the contents on this site are copyrighted ©.