2016-09-11 09:00:00

Rubrika “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”: Falenderimi për buzëqeshjen


Në fund të kapitullit IX të librit “Njoha një shenjtore”, me autor kardinalin Angelo Comastri, gjejmë këtë lutje të vogël, që të kujton menjëherë buzëqeshjen e përhershme të Nënë Terezës. Këtë po jua propozojmë sot, në emisionin tonë të 34-t për shenjten shqiptare.

Falenderimi për buzëqeshjen

O Zot i gëzimit,

që ke sjellë kaq hare në jetën time,

të falenderoj me buzqeshje

kur shoh pasurinë

e bekimeve të tua.

 

Sytë më qeshin

kur shoh se u japin për të ngrënë

fëmijëve, që vuajnë nga uria.

E hapet buzagaz goja ime

kur shoh njerëz

që i përgjigjen thirrjes tënde.

 

O Zot,

ma hap gojën e ma mbush me buzëqeshje.

E ne do ta njohim gëzimin tënd

e do të qeshim, duke të kënduar lavde.

 

Faleminderit për çdo buzëqeshje.

Faleminderit, o Zot!

 

Nënë Tereza e Kalkutës








All the contents on this site are copyrighted ©.