2016-09-07 11:53:00

Papa: të mos justifikohet kurrë urrejtja e dhuna me emrin e Zotit


Në katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në  Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë e shtegtarëve të shumtë, ardhur nga të katër anët e botës, Papa theksoi se feja nuk mund t’i përshtatet dëshirave të njeriut.  Kurrë të mos justifikohet urrejtja e dhuna me emrin e Zotit. Papa i qortoi edhe  sjelljet e atyre, që e shikojnë Zotin si “strehë psikologjike”, ku mund të struken, për të shpëtuar nga trazirat e kësaj bote. “Zoti nuk e  dërgoi Birin e vet në botë për të zhdukur keqbërësit a për të dënuar mëkatarët. Jo! Atyre, përkundrazi, u drejtohet ftesa për t’u penduar, për të bërë kthesë, që duke parë shenjat e mirësisë hyjnore, të mund ta rigjejnë udhën e kthimit tek Ati”- nënvizoi Papa.








All the contents on this site are copyrighted ©.