2016-09-07 14:52:00

Papa: Jini artizanë të mëshirës, si Shën Nënë Tereza e Kalkutës


Audienca e sotme e përgjithshme ishte e para, mbajtur nga Papa Françesku pas kremtimeve, që prekën shpirtin e botës e që e ndoqi me respekt e emocion Atin e Shenjtë, duke lartuar në nderimet e Shenjtërisë, murgeshën, e cila i tregoi njerëzimit se "Me gjak ishte shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkiste botës. Por  zemra e saj i përkiste plotësisht Zemrës së Krishtit".  Françesku, nuk mundi të mos e kujtonte përsëri sot Nënë Terezën, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, të cilës iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër, por edhe për të rinj e të moshuar, për  familjet e sidomos e për të sëmurët. Prandaj Papa e kujtoi pikërisht në sa përshëndeste të rinjtë, të sëmurët e të posamartuarit:

“Të dielën e kaluar kremtuam shenjtërimin e Nënë Terezës së Kalkutës: të dashur të rinj, bëhuni si Ajo, artizanë të mëshirës;

të dashur të sëmurë, ndjejeni afërsinë e saj përdëllyese, sidomos në orën e vdekjes;

e ju, të dashur bashkëshortë të rinj, lutjuni, që të mos mungojë kurrë në familjet tuaja, kujdesi dhe vëmendja për më të ligshtit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.