2016-09-07 14:02:00

Nënë Tereza është shenjte për të gjithë


Në të gjithë botën shqiptare gëzimi dhe hareja për shenjtërimin e Nënë Terezës akoma vijojnë. Vërtet, tani shqiptarët kanë një shenjtore, që ndërmjetëson pranë Zotit për ta. Këto ditë, në shesh e në studiot e Radio Vatikanit, ua afruam mikrofonin shumë njerëzve, besimtarë katolikë, por edhe shumë të tjerë, që morën pjesë në meshën e shenjtërimit e në veprimtaritë romake për Nënë Terezën, sepse e shohin misionaren e bamirësisë e të dashurisë së krishterë, si humaniste të madhe, nga e cila ka ç’të mësojë edhe ai, që nuk është katolik. Të dëgjojmë disa nga shqiptarët e mbledhur në shesh…








All the contents on this site are copyrighted ©.