2016-09-07 14:24:00

Filloi Jubileu i pedagogëve universitarë


Janë mëse 1500, pedagogët universitarë nga e gjithë bota, që kanë ardhur në kryeqytetin italian për të marrë pjesë në Jubileun e Universiteteve dhe të Qendrave Kërkimore, organizuar nga Kongregata për Edukimin Katolik, në bashkëpunim me baritorinë universitare të dioqezës së Romës.  Jubileu u hap sot në Universitetin Papnor Lateranens dhe do të përfundojë të dielën.

Tema, që shërben si bosht për të gjitha ngjarjet dhe veprimtaritë, është “Njohja dhe Mëshira. Misioni i tretë i Universitetit”. Një ndër kulmet e këtij Jubileu është pa dyshim, Simpoziumi XIII ndërkombëtar i pedagogëve universitarë dhe audienca jubilare me Papën Françesku, të shtunën e ardhshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.