2016-09-05 15:46:00

Presidenti Nishani: Nënë Tereza, dhuratë që kombi shqiptar i bën mbarë njerëzimit


Të gjithë shqiptarët vullnetmirë, që patën fatin të jenë të pranishëm në kremtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës, e edhe ata, që e ndoqën përmes mjeteve të komunikimit, e ndjenë veten krenarë për bashkatdhetaren e tyre të shenjtë. Ndërmjet tyre, Presidenti i Shqipërisë, zoti  Bujar Nishani, që i ndoqi tri ditë rresht kremtimet, deri në Meshën e fundit, të sotmen, Meshë e falënderimit për këtë dhuratë të madhe. Shprehu, kështu, nderimin e devocionin për Bijën më të shquar të Kombit dhe trojeve shqiptare, figurë që kombi shqiptar ia dhuroi njerëzimit, për t’ia mjekuar e për t’ia shëruar plagët e tij të shumta, duke i hapur udhën e ëndërruar të asaj ardhmërie, në të cilën njeriu nuk është më ujk për njeriun, por vëlla, mik e shok udhe. I gatshëm për të dhënë e për të marrë ndihmë.

Tani - mendimi i fisëm i Presidentit të Shqipërisë ky – na takon ne ta vijojmë udhën e Shenjtes. Udhën e Asaj që solli një risi deri në botën e lume të shenjtorëve:  shenjte që vetë Papa vijoi ta thërrasë me emrin më të  ëmbël në botë: “Nënë”, “Nënë Tereza”. Por, ta dëgjojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, zotin Bujar Nishani, në mikrofonin e Dom David Gjugjës, Përgjegjës i Programit shqip pranë Radio Vatikanit:..








All the contents on this site are copyrighted ©.