2016-09-05 17:12:00

Nënë Tereza: Avvenire e propozon ndërmjet Doktoreve të Kishës


“Pse të mos shtohet edhe Shën Tereza e Kalkutës pranë emrave të grave të tjera  si - Terezës së Avilës, Katerinës së Sienës, Terezës së Lisieux dhe Hildegardës së Bingen - shpallur Doktore të Kishës?”. Kështu shkruan “Avvenire”, e përditshme e ipeshkvijve italianë, në kryeartikullin e 5 shtatorit, titulluar “Nënë Tereza mishëron udhën e mëshirës, që shkon nga zemra, tek duart. Udhë e një Kishe, që është e aftë të dalë e të shkojë drejt të tjerëve, pa vetëvlerësim; e një Kishe, që e tregon veten në besnikëri e në dashuri” - shpjegon artikulli,  i shkruar nga vatikanistja Stefania Falasca. 








All the contents on this site are copyrighted ©.