2016-09-04 09:22:00

Drekë në Vatikan


Sot, e dielë, 4 shtator, Ati i Shenjtë do t’u ofrojë një drekë (me bazë picë napoletane) 1500 vetëve. Dreka do të shtrohet në Tremen e Sallës Pali VI, pas kremtimit të Meshës me ritin e Shenjtërimit të së Lumes Nënë Terezë.

Të ftuarit janë të varfërit dhe nevojtarët, posaçërisht ata, që strehohen në bujtinat e Nënë Terezës, ardhur nga mbarë Italia: nga Milano, Bolonja, Firence, Napoli dhe nga të gjitha shtëpitë e Romës. Shtegtuan gjatë gjithë natës me autobusë për të marrë pjesë një herë në kremtimin e shenjtërimit, pastaj në drekë.

Dreka  do të shërbehet  nga rreth 250 motra të Nënë Terezës, 50 vëllezër të Kongregatës mashkullore dhe vullentarë të tjerë.

Piza përgatitet nga një piceri napoletane me stafin e saj prej 20 vetësh.








All the contents on this site are copyrighted ©.