2016-09-02 09:00:00

Rubrika “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”: princesha Diana


Duke treguar për një kremtim të kryesuar për marrjen e kushteve të murgeshave të Nënë Terezës, kardinali Angelo Komastri, në librin e tij “Njoha një shenjtore”, prek marrëdhëniet e shenjtes shqiptare me princeshën Diana të Britanisë së Madhe. Ja çfarë shkruan ai:

         Në atë rast, duke e përshëndetur Nënë Terezën, i lejova vetes dy fjalë: “Nënë, më janë lutur t’ju them diçka, që vjen nga dashuria për ju. Paralajmërimi është ky: kini kujdes e mos lejoni t’ju instrumentalizojë princesha Diana, që e prisni shpesh. A thua është e sinqertë ajo?”

         Nënë Tereza më vështroi e, duke buzëqeshur, m’u përgjigj: “Po unë nuk e kam pritur kurrë princeshën Diana!”

         Duke menduar se mos kishte ndonjë keqkuptim, reagova: “Po si ka mundësi! Edhe para pak ditësh, ju e keni pritur princeshën Diana!”

         Nënë Tereza më mori dorën e pastaj, më pëshpëriti në vesh: “Unë s’e kam pritur kurrë princeshën Diana: unë kam pritur gjithnjë e vetëm të mjerën Diana. A s’është diçka krejtësisht ndryshe kjo?”

         Mbeta i mahnitur dhe kuptova se çdo gjest i Nënë Terezës lindte nga dashuria për të varfërit: dhe e varfër… mund të ishte edhe një princeshë!








All the contents on this site are copyrighted ©.