2016-09-02 14:27:00

Projekti “Unë isha” me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës


Me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Sekretaria vatikanase për Komunikimin, nga e cila varet edhe Radio Vatikani, do të realizojë, në bashkëpunim me MC360PHOTO, projektin “Unë isha”, një xhirim panoramik me kamera të cilësisë së lartë (HD) mbi Sheshin e Shën Pjetrit. Kamera do të japë pamjen e përgjithshme të sheshit të mbushur me besimtarë, por edhe do të afrohet në fytyrën e çdo pjesëmarrësi. Të nesërmen e meshës me Papën Françesku, pra, më 5 shtator, çdo pjesëmarrës mund të shkojë për të parë “nëse ishte” në faqen e internetit www.motherteresasaint.com.








All the contents on this site are copyrighted ©.