2016-08-31 17:54:00

Atë Viktor Demaj: Ta gjejmë veten në vlerat e Nënë Terezës


Po afrohet dita historike e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Tashmë mungojnë pak ditë nga kanonizimi i Ganxhe Bojaxhiut, ngjarje kulmore e Jubileut të Mëshirës së Hyjit. Një mori besimtarësh e shtegtarësh priten të dielën e ardhshme për Meshën, të cilën do ta kryesojë Papa Françesku në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për ngritjen në nderimet e elterit të Shenjtes së të varfërve.

Për përmasën universale që ka personaliteti i Ganxhe Bojaxhiut, e posaçërisht për vlerat që ajo i jetoi dhe i dëshmoi, duke na lënë një shembull të jashtëzakonshëm për t’u imituar në jetën e përditshme, në mikrofonin e Radio Vatikanit, flet françeskani shqiptar Atë Viktor Demaj.

“Nënë Tereza është figurë botërore që njihet për humanizmin e saj ndaj njerëzve të braktisur. Ne - shton Atë Viktori - duhet të mësojmë prej saj shërbimin, vlerat si shpresa e dashuria. Shenjtërimi i saj për shqiptarët duhet të jetë një moment hiri, kthimi e rilindjeje. Nënë Tereza si Shenjte, për personalitetin e saj, ne shqiptarëve na përfaqëson para botës me virtyte të larta njerëzore e shpirtërore.

Nënë Tereza, për ne si komb, është mesazh paqeje e bashkimi, nxitje për ringjalljen e vlerave në jetën tonë të përditshme. Ta gjejmë veten në ato vlera që Nënë Tereza i jetoi dhe i dëshmoi me jetë e me vepra”, pohon atë Viktor Demaj në bisedë me dom David Gjugjën....








All the contents on this site are copyrighted ©.