2016-08-18 14:39:00

Imzot Farell: në qendër të agjendës sime, Amoris Laetitia e Papës


Nxitja  e Papës  Amoris Laetitia do të jetë në qendër të agjendës sime: këtë pohon, në mikrofonet e Radio Vatikanit, imzot Kevin Joseph Farrell, deri tani ipeshkëv i Dallas, emëruar nga Françesku prefekt i Dikasterit të ri për Laikët, Familjen, Jetën.

69 vjeç, irlandez, Legjionar i Krishtit, prelati ndërmjetësoi, kohët e fundit, në tensionet e acaruara ndërmjet policëve afro-amerikanë dhe afro-amerikanëve të SHBA-ve. Në Dallas, gjatë korrikut të kaluar, 5 policë u vranë nga një snajper. “Dhunës - pohoi me këtë rast ipeshkvi - nuk duhet t’i kundërvihemi kurrë me një dhunë tjetër. Mbi dhunën fitohet me paqe. Njerëzit kanë të njëjtën vlerë, qofshin të bardhë a të zinj, të krishterë, myslimanë a hinduistë. Jemi të gjithë bij të Zotit e çdo jetë njerëzore është shumë e çmuar para syve të Tij”. Prej këndej, thirrja për dialog e për të mos e humbur kurrë respektin njëri për tjetrin. Por, për emërimin e ri, ta dëgjojmë vetë imzotin Farell:

Përgjigje: - Well, I was humbled…

E konsideroj nder të veçantë që Ati i Shenjtë më kërkoi të shkoj e të kryej një detyrë kaq të rëndësishme. E kam konsideruar veten si ipeshkëv, që punon në një dioqezë në shërbim të njerëzve, por kur të thërret Papa e të kërkon diçka si kjo, nuk mund të bësh tjetër, veçse ta ndjesh veten të çuditur e, njëkohësisht, edhe  shumë të nderuar. Më duket sfidë e madhe, e posaçërisht duke pasur parasysh se Nxitja Apostolike Amoris Laetitia  u prit aq mirë nga mbarë bota; e duke qenë emëruar në krye të atij, që ishte Këshilli Papnor për Familjen, do të jetë në rend të parë të agjendës sime. Ashtu si do të jetë, sigurisht, promovimi i laikatit, përpjekja për t’u siguruar laikëve rolin, që u takon në Kishë e për të promovuar apostullimin e laikëve në botë. E shikoj si sfidë. Nuk  e prisja në këtë pikë të jetë sime.

Pyetje: - Edhe vëllai juaj punon këtu. Ju duket sigurisht gjë e bukur të punoni pranë tij…

Përgjigje: - Yes, I do have a brother there…

Po, kam një vëlla, që punon në Këshillin Papnor për Bashkimin e të Krishterëve. Pres me padurim t’ia nisim bashkëpunimit. Jemi meshtarë prej kohe, prej shumë vjetësh, por nuk kemi punuar kurrë në të njëjtin qytet. Kështu mund të them se është diçka e jashtëzakonshme!








All the contents on this site are copyrighted ©.