2016-08-18 14:03:00

Ekspozitë në Katedralen e Prishtinë kushtuar Ditëlindjes së Nënë Terezës


 Ekspozitë me portretet e Nënë Terezës, punime të artistëve të rinj kosovar. Siç dihet, më 26 gusht 1910, në Shkup lindi Ganxhe Bojaxhiu, që më vonë u bë Nëna e të varfërve të mbarë botës, Engjëlli i të varfëve. Selia e Shenjtë e Romës e shpalli të Lume e tani, më 4 shtatorin e ardhshëm, do ta lartojë në nderimet e elterit, duke e shpallur Shenjte të Kishës katolike universale. Liturgjia e shenjtërimit  do të kryesohet nga Papa Françesku, paraditen e 4 shtatorit, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Kështu, për të shënuar ditëlindjen e saj dhe për të filluar përgatitjen për shenjtërimin e Nënë Terezës, InfinityArt dhe Kisha katolike e Kosovës organizojnë një ekspozitë me portrete të Nënë Terezës, punime të artistëve të rinj të Kosovës, e cila hapet më datë 26 gusht e mund të vizitohet deri më 28 gusht, në Kishën Katedrale kushtuar “Nënë Terezës” në Prishtinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.