2016-08-16 00:00:00

Kanga e Sh’na Rrokut


Kanga e Sh’na Rrokut

Leu në Francë për mrekulli
Rroku mbushë me hir t’Tenzot
ta ndigiojmë kët rixhaxhi
që pajtuer na doli sot.

Refreni:

“Amanet Shenjti Sh’na Rrok
lutju ti të Madhit Zot
që të ketë mëshirë për ne
e t’na mbajë me shejten Fé”.

S’kje ipeshkëv as meshtár
por me zell e fort e fort
ai kje vetëm shekullár
Zotin desht me dasht e njoft.

Fisin e pat zotëni
e me kenun me Tenzonë
s’deshti plang as deshti shpi
venoi vedin përgjithmonë.
 
Duel prej Francet fukara
për me shkuemun o në Romë
Bani rrugën tuej kja
tuej menduemun për Tenzonë

I Madhi Zot çoi nji rrufé
murtajën në dhé të vet
Rroku mbushë me shejtën Fé
për gjithkend bante gajret.

Bani vetvedin kurban
për me dekun për vllazní
e Tenzot i lypë aman
që t’na hiqet kjo mëni.
 
Sa çoj dorën me virtyt
për me hjekë at kastigim
e me forcë të shejtës krygjë
e libroi gjith at kshtenim.
 
E prej qillet kje gjykue
erdh murtaja për me gjetë
Hini n’sabër me shelbue
për me gjetë at t’madhe jetë.

I pat dhanë Zoti kyvet
n’asnji lëngatë mos me u largue
por me gjetë Rrokun sebet
kush ta thrrasin me e ndihmue.

Kush ta ndjekë me devocion
ta ndigiojnë nji ket premtim
Shejti doret nuk e lshon
në lëngatë as në lëngim.

Ai prep shkoi n’Monpelje,
me diftue s’desht se kush âsht
Deshti shekullin për me bjerrë
tuej ndejë pesë vjet në haps.

E pesë vjet posa u mbaruene
erdhi vakti i dishruem

Mrekullitë prap u shumuen
për shpirt Rrokut u lulzuen.
 
E n’ditë t’Gushtit gjashtëmbëdhetë
shpirti i Rrokut fluturoi
I lumi ti që gjete at’ jetë
e Parrizin me Tenzonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.