2016-08-15 13:23:00

Papa: heshtje e turpshme për vrasjet e të pafajshëmve në Kongo


Në Engjëllin e Tënzot kremtuar për Festën e Të Ngjiturit të Zojës në Qiell, Papa Françesku bëri thirrje për paqe në Republikën Demokratike të Kongos. Ja edhe fjalët e Françeskut:

“Mbretëreshës së paqes, që e kundrojmë sot në lumninë qiellore, dëshiroj t’ia besoj edhe një herë ankthet e dhimbjet e popullsive që, në të katër anët e botës, janë viktima të pafajshme të konflikteve të vazhdueshme. Mendimi im shkon te banorët e Veriut të Kivusë, në Republikën Demokratike të Kongos, që kohët e fundit u goditën nga masakra të reja, të cilat përsëriten prej kohësh, ndjekur nga heshtja e turpshme, pa tërhequr fare as vëmendjen tonë. Bëjnë pjesë, për fat të keq, në numrin e një mori njerëzish të pafajshëm, që nuk peshojnë fare mbi opinionin botëror. Maria i ndihmoftë të gjithë të kenë ndjenja dhembshurie e mirëkuptimi, dëshirë për paqe e harmoni!








All the contents on this site are copyrighted ©.