2016-08-14 08:00:00

Shenjtorët e javës 14 – 21 gusht 2016


Sonte është e diela XX gjatë vitit kishtar, por edhe nata e festës së Zojës së Ngjitur në Qiell, Zojës së Madhe. Shën Maria është e para, që ringjallet pas të Birit; është e para në të cilën realizohet premtimi, që më pas do t’u kujtojë edhe Shën Pali korintasve: nëpër Krishtin do të fitoni jetën. E sot, Kisha bizantine, që e kremton fort këtë festë, përfundoi dyjavëshin e lutjeve të kënduara (Paraklisis) në nderim të Zojës së Madhe.

E ndërsa nesër  me 15 gusht kremtojmë festën e Zojës së Madhe, po edheperkujtimin e Shën Tarçizit e të Shën Stanislau Kostkës.

Te marten me 16 gusht kalendari kishtar perkujton Shën Shtjefnin e Hungarisë, Shën Rrokun, shtegtar dhe Shën Teodorin.

Të mërkurën, më 17 gusht, nderohen Shën Kiara e Kryqit, abateshë agostiniane, shën Euzebi, papë e martir, Shën Gjovana Delanoue e Shën Mironi.

Të enjten me 18 gusht, kalendari kishtar përkujton Martirët e Ulpianës afër Prishtinës: Shën Florin e Laurin, dy shënjtorë që derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare: e kemi fjalën për Shën Florin e Shën Laurin, nga qyteti i Ulpianes, afër Prishtinës, në tokën e Dardanisë, Kosova e sotme. Gjithnjë më 18 gusht bie përkujtimi i Shën Helenës, perandoreshë, nënë e Shën Konstandinit, atë të Shën Agapitos, martir e të së Lumes Paola Montaldi.

Më 19 gusht, ditën e premte, kremtohen Shën Gjoni Eudes, meshtar, themeluesi i Eudistëve, shën Siksti III, papë e shën Magno, martir.

Të shtunën, më 20 gusht, bie festa liturgjike e Shën Bernardit, abat e dijetar i Kishës, e Shën Samuelit profet dhe e shën Maria de Mattias, virgjër, themeluese e Adhuruesve të Gjakut të Krishtit.

Te Dielen më 21 gusht, Kisha kremton të Dielën e XXI gjatë vitit kishtar, e po kete dite kalendari perkujton edhe Shën Piun X, papë.








All the contents on this site are copyrighted ©.