2016-08-10 14:13:00

Vizitë private e Papës në provincën e Rietit e të Akuilës


Dje Papa shkoi për vizitë private në dy kuvende murgeshash në Lazio e  Abruzzo. Françesku vizitoi kuvendin e Motrave Roje të Fytyrës së Shenjtë të Zotit tonë Jezu Krishtit, në Carsoli, provinca e Akuilës, si dhe manastirin e Motrave françeskane të Shën Filipa Marerit, në Borgo San Pietro Petrella Salto, në provincën e Rietit. Françeskun e shoqëronte ipeshkvi i Rietit, imzot Domenico Pompili.








All the contents on this site are copyrighted ©.