2016-08-09 12:12:00

Meksikë, stuhia shkakton dhjetra viktima. Lutja e Papës


Papa Françesku shpreh ngushëllimin dhe solidaritetin e tij për viktimat dhe për të mbijetuarit e uraganit Earl, i cili ka shkaktuar të vdekur e të shpërngulur në Meksikë, së paku në dy shtete të vendit, në Stato di Puebla e në Veracruz. Uragani përfshiu gjithë bregdetin e Gjirit të Meksikës e sikur të mos mjaftonin dëmet e mëdha, menjëherë pas, po bregdeti qe teatër i shfrimit të natyrës. Një stuhi tjetër tropikale, e quajtur Javier, arriti me erë të furishme deri në 80-100 km në orë. Fatmirësisht, pasdite, humbi forcën fillestare shkatërrimtare.

         Bilanci i viktimave ka arritur në më se 45 vetë, por akoma po vazhdohet të gërmohet në baltën e shkaktuar nga rrëshqitja e dheut. Të shpërngulurit mund të jenë rreth 1400 vetë.

         Në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku shpreh dashurinë e tij për “popullin e dashur meksikan”, siguron lutje për viktimat dhe inkurajon solidaritetin e ndërhyrjen e autoriteteve të vendit.








All the contents on this site are copyrighted ©.