2016-08-07 08:00:00

Rubrika “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”: “O Atë, na bëj të denjë të shërbejmë!”.


Titullohet: “O Atë, na bëj të denjë të shërbejmë!”, emisioni i 6-të i rubrikës “Nënë Tereza, Shenjtja e Mëshirës Hyjnore”.

Është lutje e shkruar nga vetë Themeluesja e Motrave të Bamirësisë. E shkëputëm nga libri “Njoha një shenjtore” kushtuar Nënë Terezës, shkruar nga kardinali Angelo Komastri, në prag të shenjtërimit.  

“O Atë, na bëj të denjë

t’u shërbejmë bijve të tu, vëllezërve tanë.

Atyre që vdesin, ashtu si jetojnë,

të skamur e të uritur.

Jepu, o Zot, me duart tona,

edhe me zemrën tonë

bukën e tyre të përditshme,

e paqen e gëzimin!

O Atë, ti jepnae ne, si sot e përgjithmonë,

fenë, që di ta shohë e t’i shërbejë

Jezusit, tënd Bir, ndër të varfërit.

Na bëj shermend, o Atë

ngarkuar me vile, në vresht të Jezusit,

hardhisë së njëmendtë!

E bëj ta pranojmë me gjithë shpirt:

Si e vërtetë, që duhet kumtuar,

Si jetë, që duhet jetuar,

Si dritë, që duhet ndezur,

Si dashuri, që duhet dhuruar,

Si rrugë, që duhet përshkuar,

Si paqe, që duhet përhapur,

Si fli, që duhet flijuar,

për shëlbimin e botës mbarë. Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.