2016-08-05 14:11:00

Obama: do të luftojmë Isisin, pa pushim


Dje, mbledhje për terrorizmin në Pentagon, ku u diskutua edhe për frontin e ri të sulmeve ajrore të SHBA-ve kundër Isisit në Libi. Linja e presidentit Obama është vazhdimi i luftës kundër Shtetit Islamik, megjithëse nënvizoi se qëndrimi në pushtet i al Asadit në Siri, mbështetur nga Moska, mbetet pengesë e madhe për fundin e konfliktit.

         Që prej një viti, vërejti Obama, Shteti Islamik nuk fiton më terren e vijon të humbasë drejtues e luftëtarë. Megjithatë, vazhdon ta kërcënojë e ta godasë botën me fuqi akoma të konsiderueshme. Prandaj, sipas presidentit amerikan, nuk mjafton përgjigjja ushtarake kundër tij, por duhet mbajtur lart vigjilenca e kontrolli. Obama i kërkoi Moskës të tregojë me fakte se dëshiron respektimin e armëpushimit. Ndërsa, përsa i përket Sirtes në Libi, që duhet çliruar nga xhihadistët, presidenti amerikan vuri në dukje se tri ditë sulmesh ajrore kanë shkatërruar shumë objektiva ushtarake, por impenjimi do të zgjasë më shumë se ç’ishte parashikuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.