2016-08-03 14:16:00

Papa në Porciunkola: shtegtim domethënës në Vitin e Mëshirës


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa kujtoi se nesër do të shkojë në Bazilikën Papnore të Shën Marisë së Engjëjve, në Porciunkola, me rastin e 800-vjetorit të “Ndjesës së Asizit”, që u kremtua më 1 e 2 gusht:

“Do të jetë një shtegtim shumë i thjeshtë, por edhe shumë domethënës në këtë Vit Shenjt të Mëshirës. Ju kërkoj të gjithëve të më shoqëroni me lutje, duke kërkuar dritën dhe forcën e Shpirtit Shenjt dhe ndërmjetësimin qiellor të Shën Françeskut”.

Ja dhe programi i plotë i vizitës:

Papa, që do të zbresë rreth orës 15.40 nga helikopteri, në fushën e sportit “Migaghelli”, pranë Bazilikës së Shën Marisë së Engjëjve, do të pritet nga autoritetet më të larta kishtare e civile të vendit, për të shkuar menjëherë në Bazilikë e për t’u ndaluar në Porciunkola.

Në orën 16.00  do të jetë në Bazilikë, ku do të pritet nga atë Michael Anthony Perry, eprori përgjithshëm i Urdhërit të Fretërve të Vegjël dhe disa autoritete të tjera kishtare të Umbries.

Menjëherë pas, lutja e heshtur e Papës në Porciunkola dhe meditimi mbi fragmentin ungjillor të Mateut (18,21-35) ku Jezusi i thotë Pjetrit se duhet t’i falë fyerjet jo shtatë herë, po shtatëdhjetë herë shtatë, propozuar gjithë të pranishëmve.

Në përfundim të katekizmit, Ati i Shenjtë do të përshëndesë  ipeshkvijtë dhe eprorët e Urdhërit françeskan, të pranishëm, për të shkuar, pastaj, në infermieri, ku do ta presë një grup fretërish, ndërmjet të cilëve, edhe ata, që punojnë në infermieri.

Pas këtij takimi, Papa do të dalë në tremen e Bazilikës,  për të përshëndetur besimtarët e mbledhur në shesh. Rreth orës 18.00, do të niset me auto në në fushën sportive,  për t’u rikthyer me helikopter, në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.