2016-08-03 10:42:00

Papa: DBR-ja, shenjë vëllazërie për botën në luftë.


Papa, pas ndërprerjes së korrikut, rifilloi audiencat e përgjithshme. Sot, duke u takuar me shtegtarët në Sallën Pali VI, ndërsa Sheshi jashtë digjej nën rrezet e zjarrta të diellit të gushtit, ia kushtoi katekizmin shtegtimit apostolik në Poloni, për Ditën Botërore të Rinisë.

“Rasti i shtegtimit - pohoi - ishte Dita Botërore e Rinisë, 25 vjet pas asaj historike, kremtuar në Çestokova, pak kohë pas shembjes të perdes së hekurt. Në këto 25 vjet ka ndryshuar Polonia, ka ndryshuar Evropa e ka ndryshuar edhe bota, Breznia e re, trashëgimtare e vazhduese e shtegtimit, nisur nga Gjon Pali II, i dha përgjigjen e vet sfidës së sotme. E kjo shenjë quhet vëllazëri. Sepse pikërisht në këtë botë, në luftë, duhet vëllazëria, duhet afërsia, duhet dialogu, duhet miqësia. E kjo është shenjë shprese: kur ka vëllazëri, ka edhe shpresë!








All the contents on this site are copyrighted ©.