2016-08-02 12:53:00

Papa formon Komisionin e Studimit për Diakonatin e grave


Më 12 maj të këtij viti, gjatë takimit me pjesëmarrësit e Asamblesë së Eproreve të Përgjithshme, Papa Françesku pati shprehur mendimin për të ngritur një komision zyrtar, që do të studionte çështjen e diakonatit të grave në Kishë, sidomos në kohët e para të krishterimit.

         Pas lutjes e reflektimit, Ati i Shenjtë vendosi ta ngrejë këtë Komision, duke ia besuar kryesinë Sekretarit të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, imzot Luis Francisco Ladaria Ferrer. 12 anëtarët janë shumica gra, pedagoge e drejtuese universitetesh kishtare e laike, por edhe profesorë, rektorë institutesh e meshtarë, studiues të njohur në fushën e teologjisë, ekleziologjisë e patrologjisë.

Këta, anëtarët:

Motër Nuria Calduch‑Benages, misionare e Bijave të Familjes Shenjte të Nazaretit, anëtare e Komisionit Papnor Biblik;

Prof.sha Francesca Cocchini, pedagoge në Universitetin «La Sapienza» e në Institutin Patristik «Augustinianum»,  Romë;

Imzot Piero Coda, drejtor i Institutit Universitar «Sophia», Loppiano, e anëtar i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar;

Atë Robert Dodaro, augustinian, drejtor i Institutit Patristik «Augustinianum», Romë, e pedagog i patrologjisë;

Atë Santiago Madrigal Terrazas, jezuit, pedagog i Ekleziologjisë në Universitetin Papnor «Comillas», Madrid;

Motër Mary Melone, françeskane alkantarine, Rektore e Madhe e Universitetit Papnor «Antonianum», Romë;

Rev.do Karl‑Heinz Menke, docent nderi i Teologjisë dogmatike në Universitetin e Bonit dhe anëtar i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar;

Rev.do Aimable Musoni, salezian, pedagog i Ekleziologjisë nëUniversitetin Papnor Salezian, Romë;

Atë Bernard Pottier, jezuit, pedagog në «Institut d'Etudes Théologiques», Bruxelles, e anëtar i Komisionit  Teologjik Ndërkombëtar;

Prof.sha Marianne Schlosser, pedagoge e Teologjisë shpirtërore në Universitetin e Vienës e anëtare e Komisionit  Teologjik Ndërkombëtar;

Prof.sha Michelina Tenace, pedagoge e Teologjisë themelore në Universitetin Papnor Gregorian, Romë;

Prof.sha Phyllis Zagano, pedagoge në «Hofstra University», Hempstead, New York. 








All the contents on this site are copyrighted ©.