2016-08-02 13:15:00

Ndërroi jetë kardinali Macharski, pasardhës i Wojtylës në Krakov


Ndërroi jetë kardinali Macharski, pasardhës i Karol Wojtylës në katedrën e Shën Stanislaut. Papa Françesku e vizitoi më 28 korrik, në Spitalin e Krakovit, ku qe shtruar, i prekur nga një sëmundje e rëndë. E sot paradite, në moshën 89 vjeçare, kardinali Franciszek Macharski u nis për në shtëpinë e Atit qiellor.

Me vdekjen e kardinalit, jo zgjedhës, Kolegji Kardinalor përbëhet nga 211 kardinaj, nga të cilët, 112 zgjedhës, 99, mbi moshën 80 vjeç.








All the contents on this site are copyrighted ©.