2016-08-01 15:30:00

Atë Lombardi emërohet në krye të Fondacionit “Ratzinger-Benedikti XVI”


Atë Federico Lombardi, i cili dje, pas 10 vjetësh, përfundoi detyrën në krye të Sallës së Shtypit të Vatikanit, u emërua sot kryetar i Këshillit Administrativ të Fondacionit vatikanas “Joseph Ratzinger – Benedikti XVI”, me një letër të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin.

         Fondacioni është themeluar nga Benedikti XVI në vitin 2010, “duke interpretuar dëshirën e shumë studiuesve për të krijuar një institucion, që të kishte për qëllim promovimin e botimit, të përhapjes dhe të studimit të shkrimeve të profesorit të atëhershëm Joseph Ratzinger”. Kreu i këtij Fondacioni ka qenë deri tani, imzot Giuseppe Scotti. Institucioni vatikanas promovon edhe njohjen dhe studimin e teologjisë, organizon konferenca me vlerë kulturore e shkencore, si edhe jep çmime për studiues të dalluar në publikimet e në punën e tyre kërkimore.








All the contents on this site are copyrighted ©.