2016-07-31 14:26:00

DBR-ja e Krakovit në Tiranë: të rinjtë marrin me vete porositë e Papës


Dita e 31-të Botërore e Rinisë në Krakov të Polonisë përfundoi e të rinjtë i dhanë takim njëri-tjetrit në vitin 2019, në Panama. Po kështu edhe në Shqipëri, ku dje dhe sot, rreth 180 të rinj të mbledhur në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ndoqën me emocion, në lidhje të drejtpërdrejtë video, mbrëmësoren e lutjes me Papën Françesku dhe meshën e Lutjen e Engjëllit të Tënzot në Campus Misericordiae, me shpresën se do të jenë të pranishëm personalisht, edhe ata, në Ditën e ardhshme Botërore të Rinisë. Të dëgjojmë Rregjina Palucën, fokolarine, një nga organizatoret e Takimit dioqezan të të rinjve në Tiranë…








All the contents on this site are copyrighted ©.