2016-07-30 19:15:00

Të rinjtë shqiptarë lidhen drejtpërdrejt me DBR-në e Krakovit


Si në Krakov, ashtu edhe në Tiranë. Rreth 150 të rinj shqiptarë, që nuk kanë mundur të shkojnë në Poloni për Ditën Botërore të Rinisë e për takimin me Papën Françesku, po e ndjekin Mbrëmësoren e lutjes në “streaming” të drejtpërdrejtë. Ata janë mbledhur që sot, në orën 18.00, në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nga e gjithë dioqeza Tiranë-Durrës. Edhe ata, ashtu si të rinjtë në Krakov, pasi të ndjekin lutjen e Atit të Shenjtë, do ta vazhdojnë festën rinore me lojra, këngë e teatër deri në mesnatë. Pastaj, gjatë gjithë natës, do të vijojnë me adhurimin eukaristik, me rrëfime e me bashkëbisedimin personal.

         Nesër, në orën 9.00, lutja e përbashkët dhe mesha. Ndërsa në orën 10.00, do të lidhen sërish drejtpërdrejt me DBR-në e Krakovit, për meshën përfundimtare, lryesuar nga Papa Françesku, i cili do të thotë së bashku me të rinjtë, edhe Lutjen e Engjëllit të Tënzot në Campus Misericordiae. Në orën 13.00 të rinjtë shqiptarë do ta mbyllin dy-ditëshin e tyre me dorëzimin e një shenje konkrete.








All the contents on this site are copyrighted ©.