2016-07-26 12:44:00

Terror në një kishë franceze: vritet një prift, vdesin atentatorët


U vranë nga policia dy atentatorët, që sot paradite, në Francë, në një Kishë në afërsi të Rouenit në Normandi, morën peng disa besimtarë, ndër të cilët edhe një meshtar të moshuar, të cilin e prenë në fyt. Isis, nëpërmjet agjencisë Amaq, që citon “burime të sigurisë”, bën të ditur se dy sulmuesit ishin “ushtarë” të organizatës terroriste islamike.

Rreth orës 9-9.30, dy burra të armatosur me thika hynë nga dera e mbrapme në kishën e Saint-Etienne du Rouvray, duke kërcënuar dy besimtarë e dy murgesha, që po ndiqnin meshën e mëngjesit. Prenë në fyt meshtarin 86-vjeçar, atë Jacques Hamel, e edhe njërin nga pengjet, i cili u shtrua në spital, në gjendje shumë të rëndë. Vdiq pak më vonë.

Lajmet akoma nuk janë aq të sakta, por sipas policisë, njëri nga dy burrat ishte me mjekërr dhe mbante në kokë kësulën tipike prej leshi të Tunizisë. “Do t’i bëjmë ballë këtij sulmi barbar kundër një kishe”, shkruan në Twitter kryeministri francez, Manuel Valls, i ndjekur nga solidariteti dhe dënimi i gjithë botës për këtë akt të shëmtuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.