2016-07-25 14:35:00

Papa në Krakov me shumë të rinj, që nuk duan të plaken para kohe


“Të rinjtë duhet të jetojnë, jo të gjallojnë”. Papa Françesku citoi dje këto fjalë të të Lumit Piergiorgio Frassati gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, duke e njoftuar turmën, si gjithnjë entuziaste, të besimtarëve, se po bëhet gati për t’u nisur drejt Krakovit. Këto ditë - kujtoi - një mori të rinjsh, nga të katër anët e botës, po arrijnë në  Krakov, ku do të kremtohet Dita e 31-të Botërore e Rinisë. Edhe unë - shtoi - do të nisem të mërkurën  e ardhshme për t’i takuar këto vajza e djelmosha e për të kremtuar me ta e për ta, Jubileun e tyre të Mëshirës, me ndërmjetësimin e Gjon Palit II.

“Ju kërkoj - shtoi menjëherë Françesku - të më shoqëroni me lutje. Që tani i përshëndes dhe i falënderoj të gjithë ata, që po punojnë  për t’i pritur shtegtarët e rinj, të shoqëruar nga një mori ipeshkvijsh, meshtarësh e rregulltarësh. Mendoj këto çaste posaçërisht për bashkëmoshatarët e tyre që, duke mos mundur të jenë të pranishëm, do ta ndjekin ngjarjen e madhe përmes mjeteve të komunikimit. Do të jemi të gjithë bashkë në lutje”.








All the contents on this site are copyrighted ©.