2016-07-25 14:44:00

Kosova dënon aktet terroriste në Mynih të Gjermanisë e vende tjera


Krerët me te larte te shtetit kane dënuar aktet terroriste dhe kane dërguar telegrame ngushëllimi familjarëve dhe autoriteteve gjermane me rastin e krimit qe ndodhi para pak ditësh. Për ketë shkak e diela ne Kosove ishte shpallur dite zie.  Ata bashke me  popullin e Kosovës po bashkendjen dhembje me popullin gjerman dhe te tjerët qe po përjetojnë terror nga krijesa me duar te zeza qe po vrasin njerëz te pafajshëm kudo, rasti i fundit ne Munih te Gjermanisë ku u vrane 9 persona ne mesin e tyre edhe tre te rinj shqiptare nga Kosova. Këtë terror e kanë dënuar edhe Bashkësia Islame  e Kosovës dhe Kisha katolike e Kosovës.

Ne letrën dërguar Kardinalit të Mynihut, Rainhard Marx, Imzot Dodë Gjergji ka shkruar se bashkëndanë pikëllimin me Kishën dhe popullin gjerman për tronditjen nga sulmi vdekjeprurës i shkaktuar siç është shprehur nga zemërligësia dhe urrejtja. Pikëllimi është shtuar edhe me shumë, shkruan ai, kur kemi mësuar se ne mesin e te vrarëve janë edhe tre te rinj shqiptare nga Kosova. Me tej ne letër thuhet: “I dashur vëlla në episkopat, jam thellë i bindur se Kisha dhe populli gjerman, ashtu si ka treguar mikpritje, pranim dhe dashuri për miliona emigrantë nga të gjitha vendet e krizës, do të dijë të përballë me urti këto akte të shëmtuara të njerëzve zemërlig dhe të mbushur me urrejtje, të cilët duan të mbjellin kulturë vdekjeje, e me këtë po prishin harmoninë shpirtërore të njerëzve të Kontinentit tonë.

Dashuria e krishterë, që e ka formësuar popullin gjerman, e i ka dhënë shtat Kontinentit të Evropës, nuk do të lejojë të mbizotërojë e keqja, por do të vë dashurinë dhe faljen përballë urrejtjes dhe hakmarrjes. Kjo është rruga e vetme që na bënë ri-ndërtues të qytetërimit të dashurisë, si modeli më i mirë për njerëzimin.

Kisha dhe populli im, bashkohet me Ju në lutje, që me forcën e fesë të përballoni këto momente të dhimbshme për popullin Tuaj”, thuhet në letrën e shkëlqesisë se tij, Imzot Dodë Gjergji. 

Nderkohe, ne Meshen e te dieles ne Katedralen “Nena Tereze” ne Prishtine, famullitari don Fatmir Koliqi tha para besimtareve: “Sot jemi ketu ne lutjen tone te perbashket, sepse Zoti na therret qe te lutemi per ate qe po ndodh, sidomos koheve te fundit”. Per fat te keq tha ai jemi te shtyre edhe me shume per tu lutur qe mos te shkaktohet edhe me shume urretje, e cila vjen nga njerezit qe nuk i luten Zotit dhe nuk e duan paqen. “Sot  lutemi per popouj te cilet ketyre diteve kane pesuar dhemje te madhe, eshte populli yne qe humbi tre te rinj, populli gjerman dhe ai avganistanez. Keto krime qe po ndodhin koheve te fundit po behen nga njerez qe deshirojne ta krijojne nje bote te aneshme dhe te frikshme. Prandaj, ne  si te krishtere jemi te thirrur qe ta lusim Zotin qe mos te vazhdoj tutje e keqja, gjithashtu jemi te thirrur ta lusim Zotin edhe per shpetimin e atyre qe bejne keq”, tha mes tjerash don Fatmiri.

Po te dielen ne mbremje, qindra qytetare  ne qender te Prishtines kane bere homazhe dhe kane ndez qirinj ne nderim te Sabines, Diamantit, Armeles dhe  gjithe te tjereve qe u vrane ne Mynih te Gjermanise. 

Nga Prishtina Rabie-Mrika Ibraj 








All the contents on this site are copyrighted ©.